TIRANE- Ata padyshim janë çifti më i komentuar i këtij edicioni të Big Brother. Bëhet fjalë për Danielin dhe Fotininë, dy fituesit e këtij realiti show.

Teksa ishin të ftuar në “Pop Culture” folën për martesën brenda shtëpisë së Big brother dhe faktit se sa shumë ishin ndjerë të paragjykuar.

“Jemi ndjerë 3-fish keq sepse paragjykoheshim nga njerëzit. Por, ne nuk jemi penduar që u martuam. Për fëmijë jemi ende kohë, kemi gjithë jetën përpara. Jemi të “vegjël” akoma”, u shpreh çifti. Ndërkohë, Danieli ndau me publikun se kishte dëshirë që të kishte 3 fëmijë. Kur u pyetën për dasmën e tyre të vërtetë, çifti tha se mund ta bëjnë edhe në 1-vjetorin e martesës së tyre që bënë brenda shtëpisë së Big Brother.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: