TIRANE – E ftuar këtë pasdite në Pop Culture, Armina rrëfeu për projektet e saj në fushën e modës, por nuk iu shmang as pyetjeve për raportin me Shkëlzen Berishën. Një ditë më parë, çifti festuan përvjetorin e tyre të dashurisë, por ende nuk kanë plane të afërta për t’u martuar.

Armina Mevlani është e njohur në fushën e modës brenda dhe sidomos jashtë vendit kohët e fundit kanë qenë të shpeshta. Udhëtime, kontrata sete të panumërta fotosh për blogun dhe biznesin e saj vitet e fundit e kanë vënë në qendër të vëmendjes.

Të gjitha këto përfitime dhe kontakte, megjithatë, Armina do t’i kishte shumë herë më të thjeshta nëse do të jetonte jashtë Shqipërisë. Dhe, në fakt, këtë ka dashur të bëjë. Vetëm se e “pengoi” Shkëlzeni. Prej vitesh, Armina dhe Shkëlzeni bashkëjetojnë, por blogerja ka një peng për profesionin e saj dhe për këtë shkak është Shkëlzeni.

“Mendoj se tani do isha jashtë Shqipërisë. Në fakt, në atë kohë që u njoha me Shkëzenin isha në një fazë kur po krijoja kontakte me jashtë, me idenë që doja të ikja, madje doja të vazhdoja edhe një master. Por njohja me Shkëzenin m’i ktheu planet. Shkëlzeni ka qenë e vetmja arsye që vazhdoj të jetoj dhe t’i ndjek gjërat e mia nga Shqipëria. Realisht, do më ndihmonte shumë nëse do të jetoja jashtë, sepse kam pasur mjaft raste kur të huajt kanë qenë gati për bashkëpunim, por pengesa ime ka qenë fakti që jetoja në Shqipëri”, – rrëfen Armina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: