TIRANE- Aurela Gaçe 6 vite më parë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion. Pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në finale, komentet e reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme. Ndonëse kanë kaluar shumë vite, megjithatë këngëtarja e mban një ‘peng’ mbi supe, të cilin e ka ndarë publikisht sot.

Në një votim online për Eurovisionin, publiku australian ka listuar 40 këngët më të mira pjesëmarrëse në këtë festival. Faqja http://www.sbs.com.au, ka hapur votimin që prej datës 6 mars, ndërsa mes këngëve të listuara është dhe ajo e Aurela Gaçes.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka ndarë lajmin në profilin e saj në Instagram. Aurela, thekson se pas keqardhjeve dhe komenteve të marra gjatë këtyre viteve, ky vlerësim ia ka hequr barrën e rëndë të presionit.

“Nuk dua t’ju lodh, por s’mund te mos e shperndaj kete lajm qe sado i vogel mund te jete, mua me heq nje barre nga supet. Nje barre qe kam 6 vjet qe e mbaj , per shkak te disa syresheve qe nese duan te me tregojne ndonje “deshtim” s’kane tjeter c’te me permendin pervec faktit qe kenga “nuk u kualifikua ne finalen e Eurovisionit ne 2011. Nga njera ane me vjen mire qe s’kane tjeter c’te me thone por e bejne si ata burrat ose grate qe i dine dicka nga e kaluara partnerit edhe i ja perdorin gjithe jeten. Nga ana tjeter me vjen vertete keq per “NE”. Ne dmth ne per njeri tjetrin jemi vertete per te ardhur keq qe mundohemi ku te te kapim dicka qe te te shkelmojme sa mundemi..Ja pra qe vjen nje surprize nga TV Australian qe zgjedh kengen e Australise ne Eurovision ku edhe ka perzgjedhur 40 kenget me te mira te Eurovision dhe tashme ja ka lene publikut atje ne Australine e larget se ke do te votojne. Une thjeshte Jam shume e lumtur qe ndodhemi ne kete perzgjedhje…edhe pse s’jemi futur ne finale, ata na paskan perzgjedhur. Ja per kaq gezohem une. Sikur e 40 te mbetet kenga. Ne u.munduam te gjejme gabimet. Ata e fusin ne 40-teshen me te mire ? ( Shyqyr qe si njoh se do te thoshin se i pagova) meqe ra fjala, votoni per ne , per veten tone, se ata e kane perzgjedhur ashtu ashtu…”, thotë Gaçe në statusin e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: