Një dëshmitar i sherrit midis reperit Noizy dhe grupit të Babastars rrëfen momentin e parë të sherrit duke treguar edhe personin që nisi gjithë përplasjen.

Dëshmitari që nuk preferoi të identifikohet, ka rrëfyer për Magazina.al se ishte fare pranë tavolinës ku ishte ulur Noizy. “Ai po pinte kafe në resorantin e hotelit, kur aty erdhi Skivi bashkë me një djalë dhe më një femër tjetër. Sapo ka ardhur Skivi kanë nisur sharjet mes tyre”, ka treguar dëshmitari.

Më pas siç tregon ai, Skivi ka thirrur në telefon “bandën” e tij, e cila ka ardhur me një makinë. “Në atë moment ka nisur një hallakamë. Noizy, është afruar afër veturës ku ishte Cozmani dhe në fjalosje e sipër e ka goditur fort me grusht në fytyrë shoferin që e kishte emrin Albert. E më pas me të njëjtën forcë e ka goditur edhe Cozmanin”, vazhdon rrëfimin dëshmitari.

“Atëherë janë dëgjuar dy tre të shtëna në fillim kurse më pas edhe disa tjera ku janë lënduar dy persona”, tregon dëshmitari i tmerruar me atë që kishte parë me sy.
Policia sipas tij ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes por është dashur edhe ndihma e njësisë speciale për të arrestuar të përfshirët në këtë sulm me armë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: