Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rrëfehet Floriana Garo: Zgjodha Zvicrën, po isha më e lumtur në Shqipëri

f73404b7fa52fd303405e03910953eca

TIRANE – U bënë muaj që ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” Floriana Garo, është larguar nga Shqipëria për t’u bashkuar me partnerin e saj që jeton dhe punon në Zvicër, Enis Daci.

Pak kohë pasi moderatorja shpalli fejesën, ndau me publikun edhe lajmin se përfundimisht do të linte punën në televizion dhe bashkë me të edhe Shqipërinë.

4262f24d66a1ec4b0abdfe3acca6d410
Por ndoshta është akoma fillimi. Floriana, megjithëse ka jetuar për shumë vite në Amerikë, u rikthye në vendlindje për të kontribuuar për të.

Ndërsa në këtë moment, zgjedhja e Florianës ka qenë për shkak të dashurisë. Në kushte të tjera, ajo nuk do të zgjidhte të largohej. E ftuar në Opinion, në një speciale për qëndrimin apo jo në Shqipëri, Floriana tha se ajo zgjodhi ta linte Shqipërinë vetëm për shkak të dashurisë: “Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë” – tha ajo për Opinion duke shtuar se dashuria është një arsye e fortë për ta “braktisur” vendin, por, megjithatë, këtu është më mirë, më rehat.

11ec19176f7523c7de1beb8291994024

Për një jetë më të mirë ekonomikisht dhe për kushte më të mira jetesë, të jetuarit jashtë, tha Floriana, është një zgjedhje e mirë, por pyetjes nëse është më e lumtur në Shqipëri apo në Zvicësr, ajo iu përgjigj e sinqertë: “Unë kam qenë më e lumtur në Shqipëri.”

Po atëherë pse nuk erdhi partneri të jetonte në Shqipëri? Kjo është çështje tjetër, nënvizoi Floriana. Me siguri, për një jetë më të mirë për familjen e tyre, e cila do të shtohet së shpejti.
(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.