TIRANE – E Ftuar në Wake Up, Hueyda el Saied ka rrëfyer se fëmijëria e saj nuk ka qenë aspak e lehte. Artisja ka treguar se kur ka qenë fëmijë i është dashur të shkojë në shkollë edhe pa ngrënë.

Gjithashtu ka rrëfyer edhe për vuajtjet e nënës së saj, e cila ka dhuruar gjak për të ushqyer të bijën. Babai Hueyda punonte jashtë shtetit. Edhe pse ai dërgonte çeqe për familjen e tij, ato i merrnin shumë më vonë dhe mbesnin edhe pa ngrënë.

hueyda-1

“Ka pasur momente kur kam qenë e vogël, nuk kam pasur për të ngrënë dhe mësuesja ime e klasës së tretë më ndihmoi dhe nuk do ta harroj kurrë. Babai im nuk ka qenë me mua ai ndodhej jashtë shtetit, ai na dërgonte çeqe por na i jepnin kur t’i donte qejfi.

Pra bëhët fjalë në kohën e komunizmit. Mamaja ime ka dhënë gjak për të më ushqyer mua. Ka pasur ditë që unë shkoja në shkollë pa ngrënë.

Në një nga këto ditët mësuesja ime më pyeti ku e ke bukën se ishte orari i pushimit dhe uën iu përgjigja se kisha ngrënë. Por ajo e kuptoi që unë isha pa ngrënë dhe më tha haje këtë se je pa ngrnë duke më drejtuar bukën e saj”- tregoi Hueyda.

Hueyda ka qenë mjaft e përfolur në media këto javët e fundit pas deklaratës së hapur se është divorcuar nga bashkëshorti, për arsyen se ai e tradhtonte.
Hueyda është e njohur për publikun shqiptar si këngëtare, piktore, balerinë dhe prezantuese.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb