TIRANE – Ajo është padyshim ndër vajzat më seksi në ekranin tonë. Flasim për Ilda Bejlerin, e cila këtë verë ka ardhur më e nxehtë se kurrë. Në intervistën e saj për “Bluetooth”, moderatorja ka rrëfyer për planet që ka për verën si dhe surprizat që presim në shtator.
20464334_667753246756836_1018399222_n
Sa i përket jetës private, vështirë se mund të marrim vesh diçka. Bukuroshja shprehet se jetën sentimentale do ta mbajë sa më larg publikut. Megjithatë, për lexuesit tanë ajo ka zbuluar një detaj, i dashuri saj nuk ka pse të jetë futbollist, mund të ketë çfarëdolloj profesioni.
Si ka qenë ky sezon për Ildën?
Ky sezon ka qenë shumë i bukur dhe intensiv, vërtet që kam pasur shumë punë dhe gjatë gjithë kohës kam qenë në aktivitet, por gjithsesi në fund të sezonit, gjithmonë ndjej pak nostalgji për çdo gjë që kam lënë pas, sepse kam dhuruar shumë dashuri në çdo punë që kam marrë përsipër.
Si do të jenë pushimet për ty këtë verë?
20472098_135418163718753_283345587_n
Pushimet do të jenë mikse, me shoqërinë dhe me familjen. Në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kam vendosur të lëviz shumë, të shikoj vende të bukura.
Më shumë det, apo më shumë relaks?
Të dyja bashkë, jam njeri që e pëlqej shumë detin dhe ku ka det, ka edhe relaks për mua.
Një gazetare sportive a duhet të ketë një të dashur futbollist?
Jo, i dashuri im mund të ketë edhe profesion tjetër, nuk është kusht të jetë futbollist.

Shkrimin e plotë e gjeni në Gsh.al duke klikuar tek linku:  http://www.gsh.al/2017/07/29/ilda-bejleri-ju-rrefej-sfidat-qe-me-joshin-i-dashuri-im-ska-pse-te-jete-futbollist/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: