TIRANE – Klaudia Kalia është bukuroshja, e cila fitoi këtë vit kurorën e Miss Grand International 2017, por ajo që pikasi më tepër ishte një status i saj i postuar para pak ditësh ku thuhej se pjesëmarrja e miseve jashtë vendit nuk investohej më nga produksioni vetë, por duhet të ishin vetë fitueset ato që nga xhepi i tyre të udhëtonin e të mbulonin gjithë shpenzimet. Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Klaudia ka treguar prapaskenat që jo vetëm ajo, por pothuajse çdo fituese misi duhet të kalojë për të marrë pjesë jashtë vendit me konkurrentet e tjera. Gjithashtu, Klaudia ka folur edhe për aspiratat e saj për të ardhmen, si një 18-vjeçare, dëshirat që ajo ka dhe ku e sheh veten pas këtij kompeticioni.
Je shpallur Miss Grand International 2017. Si është të jesh më e bukura shqiptare?
Është një ndjesi e bukur, por është dhe përgjegjësi, sepse mban mbi vete një titull.
Sa kujdeset për veten Klaudia për të qenë në top formë?
Të them të drejtën nuk është se i kam fituar këto forma nga palestra. por është veçse një dhuratë nga nëna natyrë, më pëlqejnë ecjet e gjata dhe nuk jam mësuar të rri në një vend.
Në statusin tuaj të fundit kishit shkruar se produksioni nuk ju financoi për të marrë pjesë në “Miss Grand International”. Pse ndodhi një gjë e tillë? A ndërhytë në mënyra të tjera për të qenë pjesë e këtij eventi?
Po është e vërtetë. Nuk e kuptoj pse ne që fitojmë duhet të paguajmë edhe faturën për të shkuar atje kur ndërkohë produksioni merr sponsorizime për këtë event dhe duhet t’i përdori për këto raste. Ndaj dhe nuk më pëlqeu kjo sjellje. E di që shumica e miseve në Shqipëri e pranojnë vetëm për të shkuar në këto kompeticione duke paguar jo vetëm çmimin, por edhe shpenzimet e tjera, por nuk është rasti im. Është turp që vetëm në Shqipëri ndodhin gjëra të tilla. Kam kontaktuar edhe me disa vajza që përfaqësojnë vendet e tjera dhe një gjë e tillë i është dukur të thuash pak skandaloze. Jo vetëm që produksioni merr përsipër shpenzimet, veshjet, akomodimin, por i mundëson edhe një shoqërues.
Për sa i përket dashurisë, a është dikush i rëndësishëm në jetën tuaj?
Për momentin dashuria ime është familja ime. Për një lidhje mendoj që kam kohë. Prioritet kam shkollimin dhe realizimin e vetes sime. Ndoshta duket pak egoiste si gjë, por, nëse personat limitojnë veten me një lidhje duke harruar prioritetet e moshës, shpeshherë nuk arrijnë aty ku duan.
Intervistën e plotë e lexoni në GSH.al.

http://www.gsh.al/2017/10/21/rrefehet-modelja-klaudia-kalia-ju-rrefej-skandalet-qe-ndodhin-neper-kompeticionet-e-bukurise/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb