Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rrëfehet Xheni e BB9: Ja pse lidhja me Bernardin mori fund

xhenxhen

TIRANE – Xheni Mhillaj e cila momentalisht ndodhet tek familja e saj në Itali u bë pjesë e një programi në Top Top Albania Radio, ku nëpërmjet një lidhjeje telefonike foli hapur për ndarjen e saj nga Benardi.

48964-640-0-59e6318ed3a47_1508311793-9112367

Ata ishin një ndër çiftet më simpatikë që konsoliduan lidhjen e tyre në Big Brother Albania por si shumë personazhe të tjera publike, lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Ajo ka treguar se ka rreth 2 muaj që ata janë ndarë dhe nuk janë takuar më që nga ajo kohë. Vendimin për t’u ndarë e mori Xheni pasi mes tyre pasioni dhe dashuria u shuan. Ish banorja ka shpjeguar se nuk ndihej më e dëshiruar nga partneri i saj pasi, sipas Xhenit, Benardi po sillej si fëmijë dhe i kishte ‘hipur vetja në qejf’.

“Mes meje dhe Benardit nuk ka më rikthim. Karakteret tonë nuk përputheshin dhe kur kuptova që marrdhënia jonë po ftohej, vendosa të largohesha” -ka treguar ajo duke shtuar se është single dhe e lumtur.

Xheni ka mbyllur shpjegimin e saj duke thënë se ajo dhe Benardi u lidhën pa e njohur mirë njëri-tjerin ndërkohë që ky i fundit nuk ishte gati për një lidhje serioze.
(er.cu/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.