Dje Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku rrëfeu për herë të parë publikisht vuajtjet dhe vështirësitë që ka kaluar kur ishte fëmijë.

Ai tregoi se ka fjetur për 18 vite në kuzhinë me vëllain e tij pasi nuk kishin shumë hapësirë, ndërsa kur ishte 10 vjeç shiste cigare për të ndihmuar familjen.

Por teksa rrëfimi i tij bëri bujë në portale dhe rrjete sociale, aktori tjetër Bes Kallaku ka ironizuar dhe është tallur në Facebook me Ermal Mamaqin.

“Te dashur miq, me gjithë kto vuajtje, Facebook ka vendosur qe per Ermal Mamaqin te dhuroje per 1 like= 1 euro, 1 coment= 2 euro, 1 share= 3 euro. Vetem nese nuk ke zemer nuk i jep like Ermalit”- shkruan Bes Kallaku në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb