Gabriel Batistuta është “rikthyer” të flasë për historinë e tij në futboll. Në një intervistë për gazetën “Marca”, Bati-gol ka folur për futbollin e sotëm, duke e konsideruar të ndryshëm me atë të kohës kur luante vetë.

“Futbolli ka ndryshuar shumë, por ka disa futbollistë që më ngjasojnë si Suarez, Cavani, Higuain dhe Icardi”. Për mendimin tim Higuain nuk mund të mungojë në kombëtaren e Argjentinën. Kam probleme të vazhdueshme me kaviljet. Një ditë i kërkova mjekëve të më prisnin këmbët për të shmangur dhimbjen që u bë e padurueshëm.Mbrojtësit më të mirë ndaj të cilëve jam ndeshur janë Baresi, Nesta, Maldini, Chamot dhe Vierchowod, ndërsa mbrojtësit më të mirë aktualisht janë Ramos, Fazio, Godin, Mascherano, Piqué dhe Varane”, u shpreh Batistuta.
gabriel-batistuta-argentina_vjrvizcuu60n13bovj6gd24bi
“Kam dhënë gjithmonë maksimumin tim në aspektin sportiv, për të arritur te suksesit dhe kurrë nuk ishte i ngopur. Isha shumë kërkues ndaj vetes dhe mendoj se kam bërë një karrierë të mirë. Kur u tërhoqa nga futbolli kisha shumë frikë, por tani jetoj mirë sepse lumturia vjen nga gjëra të tjera. Tani e jetoj futbollin me shumë interes dhe e studioj më shumë sesa kur luaja. Të jesh profesionist nuk është aq e bukur si mendojnë njerëzit. Nuk është e lehtë të jesh Messi apo Ronaldo.”, vazhdon rrëfimin e tij Batistuta.

Më tej Batistuta tregon për shqetësimet e mëdha fizike dhe psikologjike që ka kaluar.

“Kam probleme të mëdha me kaviljet, sidomos me të djathtën. Lëviz shumë pak, por fatmirësisht nuk kam më të njëjtën dhimbje të tmerrshme. Për disa muaj e kisha të vështirë të qëndroja në këmbë. Kam marrë shumë ilaçe anti-dhimbje dhe faktikisht isha si i burgosur nga ajo që më jepte lirinë më parë. Psikologjikisht mund të jesh gati për gjithçka, por jo gjithmonë zgjidhen problemet fizike. Një ditë i kërkova mjekëve të më prisnin këmbët sepse nuk e duroja më dhimbjen.”, përfundoi rrëfimin e tij Bati-gol.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb