Mark Kozmo, një amerikan me origjinë shqiptare, i cili ka jetuar për disa vite në Shqipëri gjatë viteve ’90. në një postim komemorativ në profilin e vet në Facebook ka rrëfyer 12 marsin e tmerrshëm të 20 viteve më parë, kur Tirana u zhyt në kaos. Ai kujton se si e strehoi Kosta Trebicka, me të cilin ishin ortakë në biznes, dhe se si qentë e rrugës u fshehën për ca ditë nga frika e krismave.

“Njëzet vjet më parë si sot në Tiranë më kujtohet:

1- Piva një kafe me M. Sh. te Muhamed Ali Cafe dhe teksa filluan krismat e armve vendosëm ‘ndoshta është më mirë të shkojmë në shtëpi”. (B. L., me sa duket nuk ishte koha për kukurec e raki atë ditë).

2- U nisëm me makinë për në shtëpi, me asokohe ortakun tim në biznes Kosta Trebicka, drejt shtëpisë së tij te ‘21 dhjetori’, ku unë qëndrova për disa ditë, derisa gjërat të qetësoheshin. Ndaluam në një fabrikë mielli që po plaçkitej (ai tha se do të merrte një thes në mënyrë që t’ua jepte më vonë njerëzve që kishin nevojë).

3-Mora një email nga vëllai binjak Greg-u i cili më pyeste “a e ke gjetur bunkerin tënd?” . Mora një email edhe nga një mik tjetër që më paralajmëronte ‘të fshihesha dhe t’ju shmangesha telasheve”.

4-Duke shkuar me makinë në Durrës një ditë pas Plaçkitjes së Madhe në Tiranë: rruga ishte e mbushur me postblloqe dhe me burra të maskuar. Pastaj më duhej të dëgjoja sqarimin se nuk është gjithçka siç jepet në CNN, dhe jo të gjithë njerëzit me maska janë terroristë-disa prej policëve u duhej të vinin maska për të fshehur identitetin për arsye të kaosit.

5-A.– ti ishe në biçikletën tënde, diku afër ndërtesës së VEFA-s kur u takuam në rrugë-ishte goxha zhurmë me aq shumë armë që shkreheshin-më kujtohet që të thashë se të gjithë qentë e rrugës do të fshiheshin për ca ditë, kaq të frikësuar ishin.”

Shënim: Emrat e plotë të të përmendurve në postim të cilët nuk janë persona publikë janë lënë vetëm me iniciale për të shmangur çdo cënim privacie./politiko.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: