Diego Costa për herë të fundit në klubin e Chelsea ka qenë i pranishëm në muajin maj pasi prej asaj kohe në telefonin e tij mbërriti një mesazh nga trajneri Conte që i bënte të ditur se nga ai moment ai duhet të gjente një skuadër tjetër.

Në një rrëfim në shtëpinë e tij në Brazil për një nga gazetarët e “Daily Mail”, Costa ka rrëfyer detaje nga gjithë kjo amulli që e ka penguar të stërvitet dhe të largohet nga ekipi që e ndihmoj me 20-të golat e tij të shpallej kampion.

“Mendoj se Conte është një trajner i madh, por njeri i vogël. Ai ka bërë një punë shumë të mirë te Chelsea dhe e vlerësoj për këtë, por nuk e vlerësoj si njeri.”

Këto fjalë Costa i thotë pa u menduar gjatë pasi sipas ish-sulmuesit të Atletico Madrid shprehet se italiani së paku duhet të kishte marrë guximin t’ia thoshte në sy se nuk bënte më pjesë në planet e tij dhe jo ta bënte këtë nëpërmjet një sms-je. Për Conte-n ai shton se nuk ishte burrë.

“Klubi më ka thënë se duhet të stërvitjen me ekipin “B”. Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Jam gati të mos marrë asnjë qindarkë nga rroga, sidomos kur dëgjova se nuk do të kem mundësinë të futem në dhomat e zhveshjes së ekipit të parë dhe nuk do të takoj asnjë nga shokët.”

“Premier League është maksimumi. Eshtë ajo për të cilën ne futbollistët jetojmë. E patë ndeshjen Arsenal-Leicester, apo barazimin 3-3 të Liverpool në minutën e fundit. Rooney shënoi për Everton. Nuk do të isha njeri po të mos kisha nostalgji për Premier.” Costa nuk pret një mesazh pajtimi nga Conte, çka mund t’i hapte rrugën rikthimit. “Jo, – thotë futbollisti i Spanjës, – kjo nuk do të ndodhë, sepse ju e dini që trajneri nuk më do në ekip. Po pres që Chelsea të më lejojë të largohem. Unë nuk doja të ikja, sepse isha i lumtur, por kur një trajner nuk të do, atëherë duhet të ikësh. Nuk ka asgjë zgjidhje tjetër.”

Chelsea v West Bromwich Albion, Premier League. Stamford Bridge, London. Pic Andy Hooper/Daily Mail  Diego Costa scores
Chelsea v West Bromwich Albion, Premier League. Stamford Bridge, London.
Pic Andy Hooper/Daily Mail
Diego Costa scores

“Nëse do të pyesni shokët e mi te Chelsea, ata më duan në ekip, por e dinë se trajneri nuk më do. Më kanë çuar mesazhe duke thënë se e ndjejnë mungesën time dhe më duan. Cesc Fabregas, David Luiz dhe Ëillian vazhdojnë të jenë grup në “ËhatsApp” dhe më pyesin si jam. Nëse nuk do ta ndjenin nuk do të më thonin vazhdimisht se e ndjenë mungesën time, brenda dhe jashtë fushës së lojës…”

Pra Diego, ku u prish gjithçka?! “Nuk mund të flas për njerëzit e tjerë. Unë luftova fort deri në ditën e fundit të sezonit dhe mendoj se bëra një sezon shumë të mirë. Në janar klubi ishte gati të më jepte rinovimin, por gjithçka frenoi dhe unë mendoj se në këtë pati ndikim trajneri. Më pas, logjikisht kërkova largimin në Kinë dhe kur gjithçka po realizohej, sërish trajneri vuri veton.”

Conte thotë se pavarësisht se vitin e kaluar ishin kundërshtarë, ai ka shumë rrespekt për ish-trajnerin Jose Mourinho i cili sipas tij e ka telefonuar pas kësaj situate të vështirë që po kalon.
Jose-Mourinho-Diego-Costa-Chelsea-v-Leicester_3194665
“Jose më mori në telefon, thjesht për të kontrolluar që jam OK, ose më saktë për të më dhënë kurajë. Ai më uroi fat në vazhdimin e karrierës.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb