TIRANE – Flaka Krelaani që kur ishte fëmijë kaspikatur me zërin e fuqishëm dhe ka vijuar të ketë në muzikë një profil të kuruar artistik. Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, Flaka Krelaani nuk është dyzuar për të bërë muzikë të mirë, për veshin dhe për publikun e zgjedhur, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë muzikë live dhe për kulturën e të kënduarit të vërtetë. Me zjarrin që e karakerizon, Flaka di ta ndezë skenën në ҫdo dalje, aq sa, sapo përmendet emri i saj, gjithҫka ndizet.
f66936a3e86eecd271fbc398352fd0ac
Pas gjithë eksperiencave të këngëtares sigurisht fshihet një mbështetje e madhe e familjes, më të cilën Flaka ka një lidhje të veҫantë. E ëma, Fekrije Krelani, prej 13-vjetësh i ka rritur e vetme tre fëmijët, dy binjakët Qëndrimi dhe Qëndresa, motra dhe vëllai i Flakës, dhe këngëtaren, 6 vjet më e vogël se ata. Por ka marrë një kënaqësi të jashtëzakonshme prej tyre, është një nënë krenare dhe e lumtur, sepse të gjitha sakrificat pas vdekjes së të shoqit ia kanë shpërblyer fëmijët.
Në një video-mesazh të përgatitur enkas për të bijën, pas disa muajve që ajo është transferuar në Tiranë, e ëma e Flakës, i ka shprehur asaj dashurinë dhe krenarinë live, madje duke e ndarë me të gjithë mirënjohjen për të bijën: “Jam shumë krenare për ty, sepse ҫdo sakrificë dhe ҫdo vështirësi, ti e ke kthyer në forcë për të vazhduar përpara…” – i tha ndër të tjera e ëma dhe nuk e pati aspak të vështirë ta përlotë të bijën.

Pas saj, edhe Qëndrimi, i vëllai, gjithashtu i kishte përgatitur një mesazh së motrës duke i shprehur dashurinë dhe krenarinë. Shoku më i mirë i jetës së saj, siҫ e quajti veten Qëndrimi, është dhe do të jetë gjithmonë krahu i djathtë i artistes sa herë ajo të ketë nevojë.

E emocionuar dhe mirënjohëse për gjithҫka që i kanë falur, për mbështetjen në ҫdo hap që ka hedhur në jetë, Flaka e pati të vështirë t’i mbajë lotët, por për të do të mbetet një kujtim i paharruar kjo surprizë e familjarëve, të cilët janë fansat e saj më të zjarrtë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb