TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimit për kanabisin në Vlorë, ku përfshihet edhe vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Edhe vetë Rama ka publikuar videon, ndërsa pyet nëse PD-së i është djegur siguresa e mendjes që shkuan deri në këtë pikë sa luajtën sipas tij një blof. Nuk mungon etiketimi ‘ditëzi’ për babalen ose Albert Veliun, ndryshe dëshmitari X.

STATUSI I RAMËS
“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri?
Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një blof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir??
Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: