Kryendeshja e javës së 30-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut u mbyll mes polemikash, ku protagonist këtë herë ishte deputeti i Parisë Socialiste, Erion Braçe.

Sipas raportit të vëzhguesit dhe gjyqtarëve, në përfundimin e takimit, ata janë goditur me sende të forta, nga tribuna VIP dhe si agresor është identifikuar pikërisht deputeti Braçe. Në një prononcim për “Panorama Sport”, gjyqtari i supersfidës së djeshme, Andi Koçi, rrëfen atë çka ndodhi në fundin e ndeshjes.

Për incidentin e ndodhur në fundin e ndeshjes- “Kur po i drejtoheshim dhomave të zhveshjes në pjesën e tunelit, isha i rrethuar nga rojet e sigurisë në atë moment, shikoj një objekt që mu tha që ishte një çakmak që hidhet nga tribuna.

Në momentin që futem në pjesën e tunelit më komunikohet nga asistentët, e më identifikohet me emrin e zotërisë në fjalë (Erion Braçe). Më vjen keq që problemet vijnë nga tribuna.

Momentet për moviolë- Rastet i kam parë pas ndeshjes. E bëj gjithmonë. Mendoj se i kam zgjidhur në mënyrën e duhur. Nuk kanë pse të ankohet asnjë prej dy ekipeve. Natyrisht që goli në minutën e fundit dhemb. Edhe mua po të më iki një penallti e padhënë në të 94-tën normale që dhemb”, tregon Andi Koçi.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/rrefimi-i-gjyqtarit-andi-koci-si-me-sulmoi-erion-brace-ne-fundin-e-ndeshjes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb