Gjatë një interviste për “Corriere Della Sera”, këngëtari italian, Fedez ka rrëfyer për karrierën dhe jetën e tij personale.

27-vjeçari Federico Leonardo Lucia, i cili njihet me emrin e artit Fedezka treguar edhe për adoleshencën e tij kur qarkullonte me pistoletë së bashku me shqiptarët. Reperi është pyetur për këtë periudhë të cilën e ka trajtuar dhe në librin e tij biografik “FAQ”.

“Ishin vitet e shkollës së mesme, mes vitit të tretë dhe të katërt. Isha 16 – 17 vjeç. Frekuentoja “Il Muretto”, qendra e repit në Milano, një komunitet multietnik me rumunë, shqiptarë, nigerianë. Ishte edhe Emis Killa (një tjetër reper shumë i njohur në Itali). Ishim të turbulluar nga pasuria që nuk e kishim. Disa, unë jo, vidhnin lojërat e të rinjve të pasur”-ka thënë këngëtari për “Corriere”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: