ITALI – Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Breshias për shfrytëzim prostitucioni.

Shqiptari me iniciale S.Q., i cili nuk ishte i panjohur për autoritetet fqinje, shfrytëzonte për prostitucion në zonën e Rrugës “Milano”, disa vajza nga Europa Lindore. Duke punuar si tutor i tyre,  merrte nga ato gjysmën e fitimeve, rreth 500 euro në ditë. Por një vajzë moldave, e cila pasi është rrëmbyer dhe dhunuar nga një klient me origjinë nga Afrika,  vendosi ta linte punën që bënte duke braktisur prostitucionin. Moldavja nisi një punë si bariste dhe nisi një lidhje të qëndrueshme.

Por shqiptari nuk e la të renë moldave të ikte kaq shpejt dhe pasi e dhunoi, nisi ta përndiqte për ta shfrytëzuar sërish si prostitutë.

Vajza, gjatë denoncimit të saj, ka treguar se, një pjesë të të ardhurave që fitonte, shqiptari i kishte përdorur për të blerë një makinë luksoze, e cila ishte vendosur në emër të saj, për të evituar një sekuestrim të mundshëm.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb