Këngëtarja simpatike, Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer në emisionin radiofonik “Hangover” të Roza Latit se si është njohur me aktorin Bes Kallaku si dhe sekretin e lidhjes së tyre 7-vjeçare. Xhensila është shprehur se çdo çift ka probleme, por ato mund të zgjidhen vetëm përmes komunikimit.

“Vetëm komunikimi, probleme ka gjithmonë në çdo lidhje, por komunikimi është gjëja më e rëndësishme sepse zgjidh defektet, defekte që kanë të gjithë, edhe unë edhe Besi”- tha Xhensila.

E nëse mendoni se Besi bën humor vetëm në skenë, e keni gabim. Ai është lindur për të qenë pozitiv dhe plot energji dhe siç tregon Xhensila edhe përditshmëria është një shfaqje humori. Këtë dhunti të tij ai ia ka përcjellë edhe Xhensilës. “Unë kam marrë shumë nga pjesa e tij, ashtu siç ka marrë edhe ai nga unë”- ka thënë ajo.

Ndërkohë e pyetur se çfarë bënte kur e shikonte Besin në televizor, ende pa e njohur nga afër, këngëtarja u shpreh:
“Më ka pëlqyer shumë si personazh, (e kujt nuk i pëlqen) para se të njiheshim. Është e vërtetë që i thoja mamit që dua ta dëgjoj njëherë atë në televizor pastaj të fle”.

Më pas ajo vazhdoi më tej: “Edhe diçka që nuk e dini, në ‘Ethet e së Shtunës’ kur unë kam qenë 14 vjeç dhe performoja, ndërsa Besi më shikonte, siç më kanë thënë familjarët e tij, dhe thoshte ‘Sikur të pija një kafe me këtë gocën’. Ne jemi lidhur kur unë kam qenë 16 vjeç”- ka rrëfyer Xhensila.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb