E re dhe shumë entuziaste në punën e saj si këngëtare, Ariana Plakiqi jeton në Gjermani, por karrierën muzikore e ka nisur në Kosovë. Deri më tani ka realizuar disa projekte që kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa këtë vit pritet të jetë akoma më shumë aktive. Bionde dhe super seksi, ajo vjen si një konkurrente e re e këngëtareve tashmë të dëshmuara.

Çfarë ju shtyu të bëheni këngëtare, pse nuk zgjodhët një profesion tjetër?
Ajo që më shtyu mua të bëhem këngëtare është vetëm dashuria për muzikën, pasioni im më i madh që kam pasur, ndihem mirë me atë që bëj.

Tashmë jeni pjesë e skenës muzikore, por cilat janë vështirësitë që keni përjetuar?
Mendoj që vështirësia më e madhe për një artist është t’u qëndrojë besnik stilit dhe shpirtit artistik që ka e që do t’i dhurojë publikut.

Je penduar, ke menduar të kthehesh prapa, aty ku e nise?
Nuk jam penduar asnjëherë.

Kë vlerësoni në muzikën shqiptare, mendon se ka vend për të gjithë?
Mendoj që ka vend për të gjithë në muzikë, për ata që e kanë pasion dhe e ndiejnë atë deri në pikën e fundit.

Cilat janë synimet për të ardhmen dhe çfarë je duke punuar tani?
Aktualisht jam duke punuar një këngë të re që do ta lançoj me videoklip.

Ajo që më shumë i intereson publikut, përveç suksesit, është edhe jeta private. Si qëndron në këtë drejtim?
Tani për tani nuk ka asgjë që mund ta tregoj për jetën time private.

Ku e shihni veten pas 10 vitesh?
Në dorë të Zotit!

(Bluetoth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: