SHBA – Angelina Jolie ka folur për herë të parë në publik lidhur me fundin e martesës së saj me Brad Pitt dhe ndikimin që pati pati ndarja tek gjashtë fëmijët e tyre.

Ylli i Hollivudit, e cila ndodhet në Kamboxhia bashkë me fëmijët, për promovimin e filmit të saj të ri shpërthen në lot teksa pyetet për jetën e saj personale gjatë një interviste ekskluzive për BBC.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveçse të them se ishte një periudhë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do të jemi një familje”, rrëfen aktorja amerikane.

“Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar atë periudhë të vështirë”, vijon më tej 41- vjeçare.

Një betejë e hidhur mbi kujdestarinë e fëmijëve doli në media, pasi Jolie kërkoi divorcin nga Pitt në shtatorin e kaluar. Ajo fitoi kujdestarinë e plotë të gjashtë fëmijëve të tyre.

Ne muajin janar çifti i famshëm arriti një marrëveshje për të nënshkruar dokumentet e kujdestarisë.

“Jam e gjitha e fokusuar te fëmijët e mi, te fëmijët tanë. Ne jemi dhe do të jemi gjithmonë një familje dhe ky është qëllimi im. Po përballem me gjetjen e mënyrës për t’u siguruar se kjo na bën më të fortë dhe më të afërt me njëri tjetrin”, përfundon intervistën ylli hollivudian.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: