Musa dhe Dona janë një nga çiftet më të bukur të këtij sezoni të “Big Brother”. Duket se mes tyre ekziston me të vërtetë një ndjenjë dashurie, të cilën ata nuk e kursejnë dhe nuk e mohojnë që e kanë.

Mirëpo, teksa janë ulur të dy për të folur, Musa ka thënë diçka që e ka habitur Donën. Ai i ka treguar se jashtë shtëpisë ka kaluar një periudhë aq të keqe, sa kishte menduar edhe vetëvrasjen.

“Para se të vija këtu kalova një moment të vështirë: nuk haja më, nuk dilja nga shtëpia, kisha shumë probleme. Nuk e di, kisha atakë paniku, më rrihte zemra, kisha marrje mendsh. Kam kaluar 10 muaj në këtë situatë, Mendova të vrisja veten, kalova shumë, shumë keq”, – shprehet Musa.

Ndërkohë që më pas i ka thënë Donës se tashmë ai ndihet shumë mirë, sepse ka gjetur atë dhe kjo e bën të ndihet ndryshe.

(d.d/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb