Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka rrëfyer për suplementin rozë të gazetës britanike “The Sun”, “Fabulous”, një pjesë të errët të jetës së saj.
Këngëtarja ka treguar se është abuzuar seksualisht kur ishte 19 vjeç nga një producent i njohur, emrin e të cilit preferon ta mbajë të fshehtë.

“Ai më bënte masazh tek këmbët dhe në kurriz dhe më pyeste shpesh ‘çfarë ke të veshur tani’? Bashkëpunëtorët e tjerë nuk thoshin gjë, pasi nuk ju bënte përshtypje. Një ditë, teksa isha në studio, u ndjeva e kërcënuar prej tij, e shava dhe u largova me taksi.”- ka treguar këngëtarja shqiptare.

27-vjecarja me origjinë shqiptare, Bleta ‘Bebe’ Rexha ka lindur më 30 gusht, 1989. Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Ajo është bëre e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: