Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ka folur në lidhje me reformën zgjedhore dhe mundësitë që kjo të pranohet nga palët.

Bushati tha se me kërkersat e saj Partia Demokratike kërkon të japë përshtypjen që po punon për rregullimin e situatës, shkruan BalkanWeb

Por ai shtroi pyetjen nëse PD po vazhdon në këtë mënyrë për rregullimin e ligjit apo për zhdukjen e LSI-së?

Më tepër është një shtyrje e PD, e cila do të japi përshtypjen që është në punë për të rregulluar situatën. Ne kemi provuar gjithçka, ligjin mazhoritar të pastër, që propozon opozita sot, kemi provuar proporcionalin, dhe miksin e tyre, dhe kemi treguar që nuk ka ligj perfekt që mposht vullnetin për të shkatërruar zgjedhjet. Thuhet që PD do propozojë një mazhoritar të pastër me 100 zona.

A do jetë dakord LSI me këtë? Pra nëse PD shkon në këtë rrugë, preokupohet për rregullimin e ligjit zgjedhor apo të zhdukë LSI-në, si vijim i marrëveshjes me Ramën? Më shumë se përpjekje për zgjedhje të ndershme në Shqipëri, janë lojërat politike motori kryesor për kërkesat për reformat zgjedhore.

Është si lojë shahu, ku dikush thotë një gjë, socialistët hedhin një ide tjetër, por unë mendoj se jemi në një pikë ku mburojat e ligjit zgjedhor janë të pavlefshme për manipulimin në zgjedhje. Sot manipulimi bëhet përpara zgjedhjeve, përmes financimit, blerjes së mediave. Kur vjen dita e zgjedhjeve, loja ka mbaruar, dhe këtë s’ka ligj zgjedhor që e zgjidh,”  tha Bushati.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb