ITALI- Pasi kaloi edhe të gjitha pikëpyetjet për shkak të aludimeve se kënga e tij ishte plagjiaturë, Ermal Meta arriti të rrëmbente trofeun e ‘Sanremo 2018’, bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’. Mes emocioneve të mëdha, këngëtari shqiptari nuk i fsheu kurrsesi emocionet e skenës së madhe, që tani do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion që do të mbahet në Portugali.

“Është një emocion i papëshkrueshëm. Çmimin iu kushtoj shtëpisë time diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- tha Meta, shkruan ‘Ansa’. Ndërkohë këngëtari italiane Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Twitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: