ITALI- Padyshim që ai vazhdon të jetë shqiptari më i përfolur në Itali këto ditë, pasi arrit të merrte çmimin e parë në “Sanremo2018”. Fitorja e këngëtarit Ermal Meta me këngën “Non Mi Avete Fato Niente” nuk kënaqi vetëm adhuruesit e tij, por edhe familjarët dhe të afërmit e tij. E dashura e Ermalit, Silvia Notargiacomo, përmes një statusi në “Instagram”, shkroi fjalë të ngrohta për të dashurin e zemrës së saj.

“Kjo është lumturia: janë të gjitha ato gjerat e vogla që ke mirëpritur, përkëdhelur, dashuruar, që të kanë sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”, ka shkruar Silvia në statusin e saj dedikuar Ermal Metës. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë janë shumë të rezervuar lidhur me marrëdhënien e tyre, por triumfi i Ermalit në Sanremo ia vlen të bësh një përjashtim. Silvia Notargiacomo, e lindur në Romë, është folëse në radio. Në vitin 2011 ajo ka qenë anëtare e komisionit të të rinjve në Sanremo pranë Gianni Morandi.


Ndërkohë sa i përket këngës së Ermal Metës, edhe publiku Italian e ka pritur mjaft mirë atë. Në platformën e këngëve më te pëlqyera I tunes Italia, kënga fituese e Sanremos vazhdon të jetë ne krye te klasifikimit, një tregues se ajo po shitet me ritme shumë të mira. Shitjet në I tunes janë tregues se karriera e Ermal Metes është solide në tregun Italian.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: