Ekspertiza e GPS së makinës me të cilën dyshohet se udhëtonte Denis Shtraza mbrëmjen e rrëmbimit dhe pas vrasjes së Gazmend Collakut, të cilën prokuroria e konsideronte si provë të fortë kundër të pandehurit, nuk i shërbeu aspak procesit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se eksperti i caktuar nga gjykata për të lexuar materialin, tha në seancë gjyqësore se nga të dhënat që ka në dispozicion nuk mund të përcaktojë lëvizjet e automjetit para dhe pas ngjarjes së 6 janarit 2016.
Nga leximi që eksperti i bëri materialit të ardhur me leterporosi nga Gjermania, rezulton se nuk ka të dhëna të shumta për lëvizjet e makinës luksoze në territorin shqiptar, përvec dy rasteve, kur shfaqet në Vlorë dhe Fier, raporton “BalkanWeb”.
Gjithashtu ekpsertët gjermane kanë konstatuar edhe lëvizje të mjetit në disa shtete europiane.
Përmes ekspertizës që vonoi muaj të tërë për të mbërritur, prokuroria pretendonte të rrëzonte alibinë e të pandehurit Denis Shtraza, i cili këmbëngul që natën e krimit ndodhej në Tiranë dhe nuk ka udhëtuar drejt Durrësit.
Gazetarja Lala raporton për “BalkanWeb” se në përfundim të seancës prokurori i çështjes kërkoi pyetjen përmes videokonferencës së ekspertit gjerman i cili ka përpiluar aktin. Gjykata nuk disponoi me vendim por I kërkoi prokurorit që më herët ti përcaktojë mënyrën se si do të bëhet pyetja e ekspertit. Seancën e rradhës do të ketë një vendim lidhur me këtë kërkesë.
Denis Shtraza është i vetmi i akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vrasjen e 40-vjecarit Collakut.
Për krimin akuzohej edhe Ervin Dalipaj, por cështja ndaj tij u pushua pas vdekjes, për shkak se oficeri I policisë u ekzekutua në një atentat mafioz në prill të këtij viti.
I pandehuri Shtraza këmbëngul se nuk ka lidhje me krimin dhe se me viktimën ishte njohur në burg dhe kishte marrëdhënie miqësore me të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb