Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rrëshqitje dherash, reshje bore e mungesë të energjisë, si paraqitet situata në Librazhd (Video)

bore 3

NGA: Fatmir Popja
ELBASAN-
Reshjet e dendura të dëborës gjatë natës kanë mbuluar fshatrat malore të Librazhdit Gramshit dhe Elbasanit. Mësohet se trashësia e dëborës shkon nga 5-10 cm, ndërkohë që disa segmente të rrugëve rurale paraqesin vështirësi për momentin edhe pse reshjet janë ndërprerë dhe moti është i kthjellët.

Situata më problematike raportohet në aksin Lunik-Stebleve në Bashkinë Librazhd pasi në Zgosht ka patur rrëshqitje të tokës. Ndërkohë, pas përkeqësimit të motit, që u shoqërua me stuhi, pati probleme në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të rrethit të Librazhdit.

Kështu, problematike u paraqit situata në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit. Fshatrat Vehçan, Çerçan, Xhyrë, Buzgarë dhe Kokrevë mbeten pa energji prej mëngjesit të së mërkurës. Energjia sipas banorëve është rikthyer vetëm 30 minuta në mesditën e djeshme. Mungesa e investimeve në rrjetin shpërndarës në këtë zonë sipas banorëve shoqërohet me stakimin e energjisë në çdo kohë kur përkeqësohet moti. Sakaq, aksi kombëtar Prrenjas-Qafe Thanë është i kalueshëm, ndërkohë që trashësia e dëborës arriti 5cm.


Komente ( 2 )

  • INFORMACIONI QE JEP GAZETARI I NDERUAR POPJA, ESHTE I SAKTE…
    POR çUDIA ESHTE , SE SI KA MUNDESI, QE PERPARA 20 VITEVE NE ZONEN E LIBRAZHDIT —LUNIK, STEBLEVE, STRAVAJ, HOTOLISHT MAL, DARDHE ETJ. BINTE NGA 50 DERI NE 80 CM DEBORE, POR NUK KA PATUR ASNJE PROBLEM ME QARKULLIMIN, ME UJIN APO ME ENERGJINE ELEKTRIKE ????
    ME SA DUKET STRUKTURAT SHTETERORE NUK PUNOJNE, POR BEJNE GJUMIN REHAT…
    KJO SITUATE, ME 5 APO 10 CM DEBORE NUK DUHET TE SHQETESOJE ASKEND, NQS TRUKTURAT E SHTETIT JANE NE PUNE..



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.