SERBI-Të paktën 500 refugjatë dhe imigrantë janë duke jetuar në Serbi në kushte të improvizuara apo nën qiell të hapur, ndonëse moti po fillon të ashpërsohet çdo ditë, ka thënë anëtarë të organizatës, Mjekët pa Kufij.

Më shumë se 100 imigrantë jetojnë në zonën e Soborit në veri të Serbisë, është thënë nga organizata me bazë në Francë.

Imigrantët kanë thënë se dëshirojnë të kërkojnë ndihmë në kampet e ofruara nga shteti mirëpo frikësohen se mund të largohen nga vendi, pasi ata planifikojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për të arritur në vendet e Evropës Perëndimore.

Komisariati serb për refugjatë, i cili është përgjegjës për kujdesin ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, konsideron se ka mjaftueshëm hapësira për ata që paraqiten në qendrat për imigrim në Serbi.

Sipas të dhënave zyrtare në këto qendra aktualisht banojnë 4,150 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: