Të gjithë jemi familjarizuar me rivalitetin sportiv ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, por këtu nuk bëhet fjalë për rivalitet midis dy klubeve më të titulluara në Spanje apo midis futbollistëve më të mirë të planetit, por edhe për rivalitet etnik!

Katalonja është një rajon i Spanjës që gjithmonë ka kërkuar pavarësinë, por ka hasur në kundërshtinë e fortë të Madridit dhe i ka munguar mbështetja internacionale!

Pavarësisht kësaj parlamenti i Katalonjes nuk ka hequr akoma dorë nga ky pretendim dhe me datë 6 të këtij muaji ka mare vendimin që me date 1 tetor 2017 populli i Katalonjës të vendosë nëse do të jete i pavarur nga Spanja nëpërmjet një Referendumi!
21469756_1563347880378028_244694010_n
Nëse referendumi mbahet, atëherë me vullnetin e popullit që tashmë dihet, Katalonja do të fitojë pavarësinë!

Mirëpo me Katalonjën shtet i pavarur rihapet çështja e përfolur edhe më parë, do të largohet Barcelona nga “La Liga”?

Barcelona gjatë gjithë kohës ka qenë zëri, krenaria dhe ambasadorja më e madhe e Katalonjës, madje edhe motoja e tyre “mes que un club”, që do të thotë më shumë se një klub, këtë domethënie ka.
21469658_1563344747045008_682340382_n
Për t’a përforcuar më shume këtë, një separatist i parlamentit të Katalonjës pati deklaruar që “babai më ka thënë gjithmonë se në ditën që do të ketë thirrje për pavarësi në ‘Camp Nou’, Katalonja do t’a bëjë të mundur atë”.

Kohët e fundit jo vetëm që ka patur kore të tilla, por edhe futbollistë apo zyrtarë të Barcelonës janë shprehur në favor të kësaj çështje!

Se çfarë do të ndodhe në rast të pavarësisë është ende e vështirë t’a parashikojmë, por duke ditur kundërshtinë absolute që ka Spanja ndaj kësaj çështje dhe faktin se FC Barcelona e ka mbështetur fuqishëm atë, nuk mund të përjashtohet një hakmarrje e mundshme ndaj klubit!-raporton “The Guardian”.
21556988_1563348153711334_1756430972_o
E megjithatë një gjë është e sigurtë, të paktën për atë që u intereson futbolldashësve, që futbolli do të humbiste më shumë nga kjo!
Një “La Liga” pa “El Clasico-n” s’do të kishte kuptim!

Ç’do gjë apo zhvillim mbetet për t’u parë nga 1 tetori e mbrapa pasi tani në dorë e ka politika, ndërsa tifozët dhe futbolldashësit vetëm mund të kryqëzojnë gishtat!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb