Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Rrezikon jetën nga mafia”, hetuesi i Vlorës akuza të rënda prokurorisë: Sfidoj Ramadan Trocin të…

Prokuroria Vlore

Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, për të cilin mediat gjermane shkruanin dje se është kërcënuar e rrezikon jetën, tregon se është shkarkuar pa asnjë motiv nga puna.

Ndërsa lidhur me reagimin e djeshëm të Prokurorisë, ai thekson se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë ndonjëherë azil.

Arben Jorgaqi ironizon edhe më faktin që në reagim është theksuar se ai ka hetuar çështje për vjedhje kapakësh pusetash. Ndërsa sfidon prokurorin e Vlorës, Ramadan Troci, që të publikojë një dosje të tij për vjedhje të tilla.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Arben Jorgaqi shprehet se ka punuar për 10 vjet si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës, nga viti 2007 deri në prill të këtij viti, kur e transferuan në Përmet.

jorgaqi-arben

Ndërsa thekson se ka hetuar çështje nga më të ndryshmet, nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, e deri te shpërdorimi i detyrës nga zyrtarë të lartë.

Jorgaqi shprehet se Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.

Në artikullin e gazetës gjermane thuhet se jeni kërcënuar për një çështje korrupsioni. Për çfarë çështjeje bëhet fjalë?

Së pari dua të të them se gazetari gjerman më dërgoi dje artikullin dhe pasi e lexova, i nisa e-mail, ku i thosha se kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe jo prokuror në Vlorë. Por gjuha gjermane dhe termat juridikë nuk e njohin në gjermanisht termin oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori. Ata i quajnë prokurorë.

Në çfarë periudhe keni punuar në Prokurorinë e Vlorës?
Kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë nga nëntori i vitit 2007 deri në prill të vitit 2017, kur më transferuan në Përmet. Megjithëse, ligji për veting dhe dispozitat kalimtare kushtetuese i ndalojnë transferimet apo lirimet.

Po motivacioni i transferimit, cili ishte?
Më 29 maj, Gjykata vendosi rikthimin tim në Vlorë dhe të nesërmen u lirova me faks. Motivacioni i shkarkimit jo e jo, por nuk është as neni i ligjit që i referohet shkresa e shkarkimit. Brenda një muaji janë nxjerrë më shumë se 40 urdhra lirimi dhe rekrutimi. Këtë gjë e tha edhe Gjykata Administrative e Tiranës.

Cila ishte ideja që ju kontaktoi gazetari gjerman? Ju kontaktoi vetëm ju apo edhe prokurorë apo oficerë të tjerë të Policisë Gjyqësore?
Gazetari gjerman ka burimet e tij. Nuk besoj se ka dobësi për hetuesit e vjedhjeve të kapakëve të pusetave.

Çfarë çështjesh keni hetuar në Vlorë?
Unë në 10 vjet kam hetuar një gamë të gjerë veprash penale. Nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë. E sfidoj Ramadan Trocin të nxjerrë një dosje timen me vjedhje kapakësh pusetash.

Së fundmi, cila ishte çështja që po hetoje para transferimit në Përmet?
Kam pasur në dorë rreth 20 çështje në atë kohë. Kam qenë pjesë e hetimeve të rëndësishme.

Ju kanë kërcënuar?
Mund të ngrini pyetje pse Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.

Prokuroria në reagimin e saj e konsideron artikullin si një argument tuajin për të kërkuar azil në Gjermani apo në vende të tjera të BE-së. Keni një reagim për këtë?
As nuk kam kërkuar dhe as nuk do të kërkoj ndonjëherë azil.

(BalkanWeb)


Komente ( 13 )

  • A nuk na thua more plehr OPGJ ti bashke me Granit Çakeri dhe Aurel Zarka prokuror tutor trafikant nuk keni futur njerez te pafajshem ne burg per te mbrojt prostitutat tuaja?a ke qene ndonjeher ne ndonje motel me ndonje prostitute duke bere pazare qe futet Altin Kacaj brenda a nuk ke qene ti me ate prostitute ne shoqeri bashke me te siper permendurit se bashku me tutorin personal te saj Lorenc Danaj avokat petagog tutor ju duhet te zhdukeni nga faqja e dheut por mos u merzisni po ju vine dita plehra

  • pa ju futur ne detaj besoj se djali ka te drejte pasi ky Ramadan Troci eshte nje marionet ne duart e bastardit Rama( kuptohet birit te Kristaqit)

  • O kimi i korese se veriut. Mos hidh raketa kot andej nga japonia..drejtohe njehere ketej nga shqiperia. Shuje njehere e pergjithmone kete vend qe ska ber tu ber me kur vend as per kalamajte tane.

  • Zoti prokuror polic gjyqesor
    Sa njerez i ke mar jeten ti me zor
    Sa familje ke shkaterruarcti.
    Sa dosje ke fallsifikuar ti.
    Sa ceshtje i ke mbyllur ti pa i par me kriminelet e grupit tend.
    Tani te erdhi radha te varin ty e jo ti thuash gazetarit gjerman hajde shkruaj perralla per mua se un jam kriminel e dua te dal pa lagur.
    Ti e shum te tjer duheni derguar ne guantama tjua nxjerin shpirtin sic ia keni nxjer shum njerezve te pafajshem
    Shtet e ligj funksiono pa meshir per keta

  • Ishalla u leshon ndonje raketè ai Kim Kongu dhe u shperlanè te gjithve

  • Tre dite te punosh ne institucionet shteterore e kupton qe sistemi yne eshte i korruptuar dhe i kalbur. Ti qe ke punuar 10 vjet je po aq i korruptuar sa koleget dhe eproret e tu. Tani qe te erdhi veza te bytha u kujtove te akuzosh dhe te besh denoncime. Jeni bere si disa qe e quajne veten te “persekutuar” kur ne nje kohe te caktuar kane qene pjese e sistemit te persekutimit.

  • Perse nuk ja ke bere te njohur Presidentit te Republikes, Kryeministrit , Parlamentit qe kur kane ndodhur keto gjera por tani ? Kjo nuk do te thote se nuk ndodhin keto gjera qe po denomcon ti, por edhe ti pjese e kesaj tepsie ke qene dhe ke marre, mbyllur ceshtjet se ti i hetoje dhe raportoje te Prokurori etj . Prandaj mos na bej ndershmin per te shkuar ne gjermani dhe folur atje . Apo sa te hoqen nga puna me vrap o burra …. Gjithesesi, me mire vone se kurre, prandaj flit dhe trego cdo gje qe di qe eshte e vertete, flit edhe per personat qe ja u keni futur pa asnje gje .

  • Doni fakte?
    Ja ku i keni
    Jane mijra dosje te lena me nje ane per te mos u trajtuar asnjehere
    Po behet edhe nje hetim per kete fakt

  • Sikur vetem dy dosje te mbyllura keto dy vitet e fundit nga Troci dhe Kulici, te hapeshin nga prokurore profesioniste e te paperlyer ne krim, keta te dy s’duhet ta shihnin me me sy lirine sa te ishin gjalle

  • O zot ne c’far shteti jetojme

  • Ari

    As qe kisha dyshimin me te vogel se keshtu do te ishte. Jo vetem prokuroria e Vlores, por e cdo rrethi, bile dhe e pergjitheshmja jane klienteliste, lekiste, afer cdo pushteti te cfaredolloj ngjyre qofte.Ama kalbin ne burg cdo varfanjak qe vjedh ndonje kapak pusete. Burgjet tona jane te tejmbushura me Zhan Valzhane, ndersa kriminelet e vertete, zyrtaret e korruptuar dhe gjyqtaret e pangopur bredhin te lire. Edhe kur dikush qe i heton ata, e degedisin ne rrethe te vogla dhe te largeta ose e pushojne nga puna. Per kete arsye duhet reforma ne drejtesi qe eshte nisem amerikane dhe e BE, se sa per tanet ajo nuk u intereson fare dhe punojne cdo dite per ti vene shkopinj ne rrota.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.