MALAJZI- Malajzia ka thënë se do që të ngrejë një gjykatë ndërkombëtare, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të ndjekur penalisht të dyshuarit për rrëzimin e fluturimit MH17.

Aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është rrëzuar në korrik të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e të 298 njerëzve në bord. Ai ka qenë duke fluturuar mbi një territor në lindje të Ukrainës, i cili kontrollohej nga rebelët pro-rusë, citon rel.

OKB ka konfirmuar se Malajzia ka paraqitur kërkesën për një rezolutë, në lidhje me fluturimin MH17.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: