TIRANE- Mosdakordësia për ngritjen e dy institucioneve, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë duket se ka “rrëzuar marrëveshjen e djeshme për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.

Shkak për këtë është bërë pikërisht kërkesa e PD-së që formula e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të jetë e njëjtë si për vetingun.

Pikërisht për të sqaruar qendrimin opozitar dhe nëse do votojë PD draftin sot në Kuvend, pritet doli në një konferencë të jashtëzakonshme kreu i PD-së Lulzim Basha.

Me tone të larta, Basha sqaroi ngërçin për reformën dhe provat e tij. Sipas Bashës, PS-ja ka konfirmuar të hënën se do të zbatohej e njëjta formulë për të 4 institucionet, ndërsa si provë nxori kërkesën e tij të ditës së martë, duke shtuar se PD-ja nuk ka asnjë kusht të ri.

“Marrëveshja e cila nuk i shërben interesit të një partie të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot i bëj thirrje të gjitha palëve ta votojmë këtë marrëveshje. Mbrëmë u vu në dyshim Jam këtu për të shpjeguar faktet. Ka pasur mirëkuptim se për 4 institucionet do aplikohej e njëjta formulë, të hënën kjo pjesë e marrëveshjes u konfirmua edhe nga PS, e thotë negociatori i PD dhe LSI, Bylykbashi dhe Manjani. Është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja, ky është mashtrim i turpshëm. Ditën e hënë PS i konfirmoi negociatorit tim se marrëveshja është për 4 institucionet. Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës përzgjidhen anëtarët për 4 institucione me të njetën formulë, 3 mazhoranca dhe 2 opozita. Kjo marrëveshje u arrit që të hënën”,- sqaroi Basha.

Më tej ai apeloi që reforma të votohet sot në Kuvend, sipas marrëveshjes së arritur mbrëmë, ndërsa ftoi Ramën të lërë lojërat politike.

“Mbrëmë në mesnatë në një moment sinqeriteti Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS që ndodhet sot në Kuvend sipas procedurave zyrtare nuk përfshin as rekomandimet e Nuland as Hahn, por duan që ne të pranojmë pjesën për KLGJ dhe KLP. Ne kurrë se kemi pranuar as parë këtë draft. Vota e vetme e transfereueshme është vota e vetme e trafikueshme. Pse ndodh kjo? Ne kemi një marrëveshje, ne i përmbahemi asaj, jemi gati ta votojmë sot në Parlament. Pse do ta bënim? Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Edi Rama duhet ta zbatojë, të lërë lojërat politike”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb