SERBI– Të paktën 14 ushtarë serbë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi.

Sipas mediave vendase, një autobus që transportonte 40 ushtarë të Brigadës 4 të Ushtrisë së Serbisë ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi rreth 4 metra. Autobusi me ushtarë ishte nisur nga Nishi për në Vranjë.

Disa nga të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb