GJERMANI-Gjykata në Gjermani ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për kthimin e ish-liderit katalonjas Carles Puigdemont në paraburgim deri në vendimin final për kërkesën e ekstradimit të tij në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia gjermane e arrestoi Puigdemont më 25 mars pasi në këtë vend hyri nga Danimarka.

Arrestimi është bërë në bazë të urdhër arrestit evropian të shpallur nga Spanja, e cila kërkon t’i ekstradohet Puigdemont nën akuzat për rebelim dhe shpërdorimin e mjeteve publike gjatë zbatimit të referendumit antikushtetues vitin e kaluar për pavarësinë e Katalonjës.

Gjykata gjermane më 6 prill e liroi me paralajmërimin se ekstradimi nuk mund të kryhet për akuzat për rebelim.

Nga ana tjetër, prokurori shtetëror në Schleswig sot në mëngjes tha se autoritetet spanjolle dorëzuan informacione të reja sipas të cilave Puigdemont mund t’u ekstradohet organeve spanjolle.

Prokurori i kërkoi gjykatës kthimin e Puigdemont në paraburgim ndërsa gjykata të njëjtin e hodhi poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb