TURQI– Një avion ushtarak është rrëzuar në qytezën Gülşehir të provincës Nevşehir në pjesën qendrore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave avioni ushtarak ka rënë në afërsi të fshatit Ovaören, ndërsa nuk dihen motivet.

Dyshohet se nga rrëzimi i avionit ka viktima. Në rajon janë dërguar ekipe të shëndetësisë, të zjarrfikësit dhe xhandarmërisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: