Zjarrfikësit argjentinas rrëzuan një mur për t’i mundësuar një gruaje që peshonte 490 kilogram të dilte nga shtëpia e saj për t’u shtruar në spital që të merrte mjekime.

Kjo grua është 32 vjeç dhe jeton në Rosario, rreth 340 kilometra në veri të Buenos Aires, shkruajnë mediat lokale.

Ajo u nxor nga shtëpia e shtrirë në krevatin e saj që më pas u vendos mbi një kamion të mbrojtjes civile, sipas imazheve të publikuara nga e përditshmja “Clarin”.

Isabella jeton duke qëndruar gjithë kohën e shtrirë prej vitesh dhe në një pjesë të madhe të trupit ajo ka humbur krejtësisht ndjenjat, ndërsa tumore janë shfaqur në këmbët e saj për shkak të obezitetit ekstrem.

“Kam qenë gjithnjë e shëndoshë. Braktisa shkollën për shkak të diskriminimeve që vuaja. Rifillova studimet për të qenë dikush në jetë. Kjo sot duket e pamundur”, thotë ajo për “Clarin”.

Isabella peshonte 130 kile para tetë vitesh, pas vdekjes së babait ajo ra në depresion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: