PARIS- Rritet bilanci i viktimave nga sulmet e ndodhura dy ditë më parë në kryeqytetin e Francës. Sipas mediave të huaja, mësohet se tre prej të plagosurve kanë ndërruar jetë, duke shkuar kështu në 132 numri i të vdekurve. Këtë fakt e kanë konfirmuar zyrtarë të spitaleve franceze.

Spitalet e Asistencës Publike në Paris deklaruan dje se 80 të plagosur ishin në rrezik për jetën. 24 orë pas sulmit, 35 të plagosur kanë në dalë nga reparti i reanimacionit, ndërsa 42 të tjerë mbeten nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në total, spitali i Parisit ka pranuar mbrëmjen e së premtes 415 persona, nga të cilët 218 janë larguar nga ambientet e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: