TIRANE- Numri i të prekurve nga fruthi gjatë ditëve të fundit në vendit tonë ka ardhur në rritje. Vetëm në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja. Nisur nga kjo situatë, mjeku Arjan Harxhi tha në rubrikën “Opinion” në “News24”, se këshillohet që fëmijët e prekur të mos ekspozohen me persona të tjerë që mund ta bartin këtë lloj infeksioni.

Sipas tij, rastet e fruthit janë fatale vetëm kur pacienti ka komplikacione të tjera.

“Në QSUT janë paraqitur 6 raste të reja me fruth vetëm në fundjavë. Këta persona nuk janë në gjendje të rëndë, por kanë shfaqur disa komplikacione ndaj janë shtruar në spital. Janë të izoluar, dhe ndiqen sipas ecurisë të secilit me mjekimet sipas rastit”, u shpreh mjeku.

Sipas shefit të Departamentit të Sëmundjeve Infektive, dy simptomat kryesore të fruthit janë pikat e kuqe në lëkurë dhe temperatura 40 gradë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: