SHBA- Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli, i njohur në mbarë botën për skandalin e rritjes së çmimit të një ilaçi mjaft të njohur që trajton shumë sëmundje mes të tjerash edhe HIV/AIDS u paraqit sot përpara Komisionit të Kongresit për të folur lidhur me këtë rast.

Drejtuesi i kompanisë farmaceutike refuzoi të dëshmonte në këtë komision, i cili kishte si temë të ditës hetimin për rritjen e çmimeve të ilaçeve. Ajo që irritoi më së shumti anëtarët e Komisionit të Kongresit ishte fakti se 32-vjeçari Shkreli vazhdonte të qeshte përpara tyre duke u cituar amendamentin e pestë kundër vetë-inkriminimit edhe pse ishte vazhdimisht nën pyetje për vendimin e tij për të rritur çmimin e ilaçit Daraprim me më shumë se 5,500 për qind.

Sjellja e tij e pahijshme dhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve të kongresit bëri që ai të largohej nga salla, ndërsa avokati i tij deklaroi përpara gazetarëve se buzëqeshja në fytyrë e Shkrelit nuk ishte për të ofenduar anëtarët e komisionit por si një mënyre për të larguar nervozizmin.

Por nga ana tjetër biznesmeni shqiptaro-amerikan e përkeqësoi më tej situatën kur vendosi të ofendojë në Tëitter Anëtarët e Komisionit të Kongresit. “Nuk arrij ta besoj së këta budallenj përfaqësojnë njerëzit e qeverisë tonë”,- shkruante Martin Shkreli në rrjetin social.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb