KORCE- Në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit e investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”, fushata informuese u zhvillua këtë herë në Korçë, me studentët e Universitetit “Fan Noli”. Drejtori i AMF-së, Ervin Koçi, thotë se fushata synon të njohë të rinjtë dhe jo vetëm ata, me sistemet financiare.

Koçi garanton se nëpërmjet kësaj fushate studentët do të sigurojnë informacion të zgjeruar për tregjet financiare.

Teksa tregoi rëndësinë e kësaj fushate zv.ministri i Arsimit, tha se do të ofrohen internshipe dhe praktika profesionale që rrisin edukimin financiar.

Fushata informuese me studentet është një bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Gjatë aktivitetit u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Korçës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

(BalkanWeb)