FIER-Lajm i keq erdhi për të gjithë konsumatorët, pak ditë më parë, kur në treg çmimi i kokrrës së vezës shkoi deri në 30 lekë. Nuk e dimë se sa i pëlqejnë kryeministrit Rama vezët, por në fakt, rritja e çmimit e vuri atë në lëvizje.

Gjatë një vizite që ai bëri ditët e fundit në qytetin e Fierit, nuk u largua prej andej pa shkuar në një fabrikë ku rriten pulat, për të parë më nga afër se sa është prodhimi i vezëve. Madje, për të prekur me duart e tij dhe për të parë me sytë e tij çdo detaj të punës, shihni në foto se si u vesh me përparësen e bardhë dhe me papuçet prej plastmasi, për të qenë në të njëjtën linjë me punonjësit e thjeshtë. Aty ai kërkoi nga fermerët që t’i kushtojnë rëndësi prodhimit të vezëve, në mënyrë që ato të mos i importojmë nga jashtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb