Aksi rrugor Milot-Peshkopi është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe udhëtarët e shumtë të kësaj zonë për shkak të gjendjes së amortizuar. Segmenti nga Miloti në Skuraj pjesë e këtij aksi ka pësuar shembje në një pikë të saj, duke u kthyer në një rrezik për jetën e qytetarëve që e frekuentojnë çdo ditë.

Shembja ka ndodhur në një kthese të dyfishte, ku shikimi është i kufizuar. Drejtuesit e automjeteve theksojnë se rreziku është akoma me i madh gjate natës, pasi nuk ka asnjë tabelë sinjalizuese për problemet në rrugë.

skuraj

Kompania mirëmbajtëse është mjaftuar me hedhjen e një sasie gurësh si të vetmen mënyrë sinjalizimi për problemet në rrugë. Asfalti ka nisur në çahet në shumë pjesë, e rruga po ngushtohet gjithmonë e më shumë.

Ndërkaq, një tjetër pikë problematike e kësaj rruge është edhe segmenti në hyrje dhe dalje të Klosit, ku rruga është e mbushur nga pellgjet e ujit. Edhe pse pjesë e aksit nacional, askush nuk kthen vëmendjen në këtë rrugë, ku përveç udhëtarëve të shumtë kalojnë edhe kamionët që transportojnë krom drejt Durrësit.

Pasi kanë humbur shpresat për përfundimin e Rrugës së Arbrit, banorët kërkojnë që së paku të rikonstruktohet aksi Milot-Peshkopi, një arterie e rëndësishme për gjithë Qarkun e Dibrës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb