Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Rrushekumbullizimi i parave dhe ndërhyrjet e rusëve”, ish-ministri i Drejtësisë ironizon zgjedhjet në FSHF

Untitled-1-12

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për zgjedhjet që do të zhvillohen në fillim të shkurtit për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbolli.

Bie në sy se Manjani ka dashur të ironizojë me kandidatin Bashkim Fino, i cili njëkohësisht është edhe deputet i Partisë Socialiste.
ylli-manjani4-e1447704620416_2
Statusi i Ylli Manjanit

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka!