TIRANE– Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, me sa duket është i vendosur të zbatojë me përpikëri rregulloren e Kuvendit. Ndryshe nga parardhësi i tij në këtë post, Ilir Meta, kryetari i ri nuk është treguar tolerant me ish-kryeministrin Sali Berisha. Madje, sapo janë plotësuar minutat e caktuara për fjalën e tij, i ka fikur atij mikrofonin.

Pas kësaj, ata kanë patur disa replika mes tyre.

REPLIKAT
Ruçi: Koha mbaroi zoti Berisha, faleminderit, ulu!
Berisha tenton të flasë sërish
Ndërhyn nga vendi Noka…
Ruçi: Jo, jo nuk lejohet.
Berisha: Turp të kini
Ruçi: Mos më detyro që në këtë seancë të zbatoj aplikimin e masave që parashikon rregullorja
Berisha: Të keni turp
Ruçi: Z.Berisha, mos e tepro tani. Ulu të lutem. Dhe mos i gënje këta kolegët e tu se i more me qafë.

Fill pas këtij debati ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë sallën e Parlamentit dhe është larguar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: