TIRANE– Ashtu siç ishte përcaktuar, Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, në drejtimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ky i fundit është treguar i ‘ashpër’ lidhur me procedurat e Kuvendit, ndërsa pohoi se seanca do të ndërpritet pnga ana e grupeve parlamentare. Ruçi e cilësoi këtë fakt mungesë korrektësie nga ana e grupeve parlamentare.

“Do jemi rigoroz për Kuvendin. Po e nis me mungesën e korrektësisë së grupeve parlamentare, pasi do u jap pak kohë për pushim deri sa të bëhen gati grupet me emrat përkatës sa të zbardhen propozimet e tyre”, tha Ruçi.

Fill pas kësaj, katër deputetët të rinj të PD-së kanë marrë fjalën dhe kanë kërkuar që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë. Bëhet fjalë për deputetet e rinj demokratë Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Lorenc Luka.

“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Klevis Balliu.
Ruci e ka quajtur njerëzore diçka të tillë dhe ka dhënë urdhër që vota të regjistrohet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: