TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur për zgjedhjen e Gramoz Rucit në krye të Parlamentit si dhe votat pro të disa deputetëve të opozitës.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Salianji tha se votat pro Rucit janë një akt tradhtie ndaj partisë dhe qytetarëve, ndërsa sipas tij votat e deputetëve të opozitës nuk i duheshin mazhorancës, por rrjedhja e votave nga mazhoranca u bë për të tërhequr vëmendjen për shkak të lidhjeve të Rucit me të shkuarën.

“Ka qene një seance jashtë normales. Ky është një akt tradhtie ndaj partisë dhe ndaj qytetareve. Opozita nuk është një numër më shumë apo më pak, por është çështja e frymës që përcjell. Dje ka qenë një votim i fshehtë dhe nuk e dimë ende çfarë ka ndodhur.

Edi Ramës dhe Gramoz Rucit nuk i janë dashur deputetët e opozitës dhe duket qartazi pse është bërë blerja apo manipulimi, pra për të shmangur vëmendjen për shkak të lidhjeve të Rucit me të shkuarën. Flitet dhe është thënë që Gramoz Rucit do i refuzohet viza për në SHBA. Në lidhje me situatën, ky është një ves që nuk i del PS, pasi dhe dje tregoi se nuk i duhej numri. Zgjedhja e Rucit në krye të Kuvendit është akt agresioni ndaj PD-së”- tha Salianji, raporton ‘BalkanWeb’.
Salianji
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: