TIRANE– Kreu i kuvendit, Gramoz Ruci ka thirrur në një mbledhje sot në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare të 3 forcave politike në vend. Në takimin me dyer të mbyllura janë thirrur kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla si dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Ne takim u diskutua për ngritjen dhe përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare dhe organeve drejtuesit të Kuvendit. Në takim u diskutua për përbërjen e Byrosë së Kuvendit, Këshilli i Legjislacionit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si edhe për Zëvendëskryetarët e Kuvendit. Gjithashtu në mbledhje u diskutua dhe Sekretariatet e Kuvendit dhe delegacionet e përhershme të Kuvendit. Temë e këtij konsultimi ishte edhe caktimi i seancës plenare e cila do të zhvillohet nesër datë 14 shtator 2017, ora 11:00. Po të enjten, datë 14 shtator 2017, grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve të Kuvendit.

Kujtojmë se LSI dhe PD kanë bërë publike emrat e komisioneve që do drejtojnë, ndërsa PS pritet ti bëjë publike nesër, ku në orën 9:00 do mbledhë kryesinë kurse në orën 8:30 do ketë mbledhje grupi. Emrat e propozuar pritet t’i kalojnë seancës për miratim.

Kryetarja Monika Kryemadhi pritet të jetë anëtare ne komisionin e jashtëm, ndërkohë qe kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili do te jete ne krye te komisionit te shëndetësisë, ku do te marrin pjese edhe Floida Kerpaci dhe Vangjel Tavo. Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu, Gledion Rehovica në komisionin e Ekonomisë, Endrit Brahimllari pjesë e komisionit të Sigurisë, Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Nasip Naço në komisionin e Ligjeve, Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj caktohen te komisioni i Arsimit.

PD do drejtojë Komisionin e Integrimit me në krye Genc Pollon,  Komisioni për mediat do drejtohet nga Albana Vokshi. Flamur Noka nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, Eduard Halimi nënkryetar i Komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, Jorida Tabaku nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Florion Mima nënkryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: