Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Ruçi mbyll derën e Kuvendit, Noka: Ministri i Sigurimit po i bën atentat demokracisë

Flamur Noka

TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për qëndrimin e mbajtur ndaj tij në seancën e sotme plenare nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në dalje të Parlamentit, pas mbylljes së punëve të Kuvendit, për shkak të përjashtimit të deputetit Noka, ky i fundit thotë se “ky është një atentat që i bëhet demokracisë dhe fjalës së lirë”.

“Ato komente që kam patur për të bërë, i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë,. Kanë vënë në krye të Kuvendit ministrin i sigurimit për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Noka.

Në seancën e sotme plenare, pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët demokratë, kryeparlamentari Ruçi vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Pas kësaj u ndërpre seanca për të rifilluar në orën 17:00. Por edhe rifillimi i seancës plenare, e gjeti deputetin Noka të ulur në ndenjësen e tij, duke mos pranuar të lërë sallën e Kuvendit.

Kjo bëri që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi të vendosë sërish ndërprerjen e seancës, duke e shtyrë për ditën e nesërme.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • Law

    Pitbulli i Birishes. Po ja ngacmuan te zotin nuk duron dot. Ssssss bubi kape

  • Po shkruan shpejt,po ule pak ritmin,…odiseja e bw ka Kohe qe bllokon lirin e shprehjes….

  • Ne s’na lene fjalen e lire as ne bw. Duam te te shajme sa te paralizohesh e te mbetesh memec qe mos degjojme me idiotesite e nje kafshunari si puna jote.
    Nuk ndodh qe s’ndodh!
    Komentet edhe mund te na postohen, po llapaqenesia jote teveqelllore vazhdon monumentalisht dhe ti memec nuk mbetesh.
    Si ua prezanton femijeve Berishen o rreshqanor?
    Padroni i babes?
    Tutori i babes?(pimp)
    Dagja berish?Da

    Turp nuk ke.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.