STAMBOLL- Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi në Stamboll. Ruçi u takua me Kryetarin e Parlamentit Grek Nikos Voutsis me homologen Bullgare Karayahncheva si dhe me Kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.

Në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ruçi-Voutsis theksuan se çelja e negociatave në qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania wshtw avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.

“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”- tha Ruci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: